Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

08:24 03/06/2025
Reading Time: 2 min lexim
Çmimet e bulmetit dhe vezëve, Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë në Europë

Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat për vitin 2024, Shqipëria renditet e pesta në Evropë për rritjen më të madhe të çmimeve të qumështit, djathit dhe vezëve, mes 41 vendeve të monitoruara.

Në krye të listës qëndron Turqia me një rritje prej 38.6%, për shkak të hiperinflacionit dhe problemeve strukturore ekonomike që ka përjetuar gjatë viteve të fundit. Më pas renditen Malta (6.7%), Norvegjia (5.9%) dhe Islanda (4%), ndërsa Shqipëria shënon një rritje prej 3.9%, duke tejkaluar ndjeshëm mesataren e Bashkimit Europian dhe të rajonit.

Ndërsa Islanda dhe Malta janë vende ishullore me kapacitete prodhimi të kufizuara dhe kosto të larta transporti, Shqipëria nuk mund të krahasohet me këto tregje. Në të kundërt, vendet si Portugalia, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi raportojnë rritje më modeste, nga 1.1% deri në 1.8%.

Shumë vende të BE-së, përfshirë Çekinë, Hungarinë, Finlandën dhe Gjermaninë, kanë regjistruar madje edhe ulje të çmimeve për këtë kategori produktesh.

Në zonën e euros, çmimet e bulmetit dhe vezëve kanë pësuar një rënie të lehtë prej rreth 0.4-0.5% gjatë vitit 2024, duke reflektuar një stabilizim pas periudhave me rritje të ndjeshme, të shkaktuara nga ndikimet e pandemisë dhe konfliktit në Ukrainë.

Rritja prej 3.9% e çmimeve në Shqipëri lidhet me kostot e larta të prodhimit dhe importit, mungesën e subvencioneve të qëndrueshme për bujqësinë dhe tkurrjen e numrit të kafshëve në fermat vendase gjatë dekadës së fundit.

Një tjetër faktor ndikues është rritja e kërkesës për bulmet dhe vezë, e nxitur nga fluksi i turistëve në disa periudha të vitit. Kjo situatë e bën tregun e ushqimeve në Shqipëri një nga më të shtrenjtat në Europë, me pasoja direkte në kostot e jetesës, sidomos për familjet më të varfra.

Sektori i blegtorisë në vend është goditur rëndë në vitet e fundit. Fermerët e zonave si Myzeqeja kanë protestuar shpeshherë duke kërkuar mbështetje, por kërkesat e tyre kanë mbetur të papërfillura. Produktet bulmetare të prodhuara në vend shpesh shiten nën kostot e prodhimit, ndërkohë që importet janë më të shtrenjta për konsumatorët shqiptarë. Konkurrenca rajonale, ku vendet fqinje mbështesin më mirë fermerët, po përkeqëson më tej gjendjen e sektorit shqiptar të blegtorisë.

Fermerët paralajmërojnë se pa ndryshime në politikën e subvencioneve dhe pa mbështetje për përpunimin lokal të qumështit në baxho, viti që po vjen pritet të jetë edhe më i vështirë për sektorin e blegtorisë.

Sektori, i mbështetur kryesisht nga fermat e vogla, kërkon një zinxhir përpunimi të përshtatur për këtë strukturë. Ndërkohë, investimet në fabrikat e mëdha të përpunimit të qumështit po rrisin çmimet e produkteve bulmetare në mënyrë jo të nevojshme.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bulmeticmimetshqiperi

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Incident i rëndë pranë një qendre ndihmash në Rafah, 24 të viktima

Incident i rëndë pranë një qendre ndihmash në Rafah, 24 të viktima

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English