Skip to content
Bota

Çmendet taksisti, hedh pasagjeren në gomat e autobusit (Video)

· 2 min lexim

Një ngjarje e frikshme ka ndodhur në Staboll në një taksi, ku klientja për pak ka humbur jetën.

Një taksist e shtyu gruan duke e future në gomat e një autobusi, por fatmirësisht klientja ka shpëtuar për mrekulli.

Pas debatit që agravoi mes tyre, taksisti e hodhi pasagjeren në drejtim të një autobusi që po kalonte.

Pasojat që gruaja ka marrë nga aksidenti janë disa lëndime të lehta.

Deri më tani nuk dihet motivet e debatit pse taksisti ndërmorri një veprim kaq të rëndë ndaj klientës së tij. Mund të jetë një debat i iniciuar për shkak të mosmarrëveshjeve midis gruas, pra në këtë rast klientes që ndodhej në taksi dhe taksistit, që konsiston tek shuma që ajo duhet të paguajë për shërbimin e marrë.

E gjitha ngjarja është filmuar nga një qytetar me celular. Shoferi është shoqëruar nga policia.

Pas denoncimit të situatës, policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka konstatuar se momenti i diskutimit është regjistruar nga një shtetas me antë të kamërës së tij të celularit.  Ekipet, të cilat përcaktuan targën e taksisë dhe identitetin e drejtuesit të mjetit në pamjet e këqyrura, ndaluan personin me iniciale D.P.

D.P., procedurat e të cilit kanë përfunduar në komisariat, është lënë i lirë nga organet e drejtësisë.