“Çmendet” moti, humbin jetën 6 persona dhe lëndohen 100 të tjerë në ishullin grek

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndryshimi drastik i motit, nga temperatura të larta në shira e stuhi të fuqishme ka shkaktuar dëme jo vetëm në Shqipëri. Në shtetin fqinj, në Greqi mësohet se nga stuhia e mbrëmjes së djeshme 6 turistë kanë humbur jetën dhe 100 të tjerë janë lënduar.

Midis gjashtë viktimave, mësohet se dy janë fëmijë.

Media greke “Kathimerini” ka shkruar se  erërat e forta goditën vendin duke shkulur nga rrënjët shumë pemë dhe duke zhvendosur makinat.

Edhe në disa zona të Shqipërisë kanë ndodhur dëme të tilla si në Shëngjin, Lezhë, por edhe në pjesën jugore e juglindore të Shqipërisë.

Fotot e publikuara në mediat greke kanë shkruar gjithashtu se disa turistë kanë qenë duke darkar në një restorant në Halkidiki.

Drejtori i qendrës mjekësore “Nea Moudania”, Athansion Kaltas është shprehur se kjo ishte herë e parë në 25 vite që ka përjetuar diçka të tillë. Shumë njerëz të lënduar kanë shkuar në qendrat mjekësore me fraktura nga më të ndryshmet, për shkak të objekteve që kanë “fluturuar në ajër” dhe pemëve të rrëzuara për shkak të erërave të forta.

Dy turistë çekë të moshuar ndërruan jetë pasi u përmbysën nga varka me të cilën po lundronin dhe janë përplasur me disa shkëmbinj.

Dy shtetas rumunë, nënë e bir ndërruan jetë pasi çatia e një restoranti u ra mbi kokë duke gjetur edhe vdekjen e menjëhershme.

Meteorologu Klearxos Marousakis është shprehur se kjo ka qenë një gjendje e jashtëzakonshme e motit dhe se kjo gjendje do të vazhdojë në këto zona deri paraditen e sotme.

Mësohet se është shpallur gjendja e jashtëzakonshme ku shumë zjarrfikës dhe shërbime emergjente janë angazhuar për të ndihmuar të prekurit, por edhe për të shmangur të tjera pasoja nëse moti do të vazhdojë edhe sot në të njëjtën gjendje.

Shpërndaje
Share.

Komento