Cikalleshi shkëlqen në Turqi! Shënon një dygolësh për Koniaspor

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi ka shënuar një dygolësh me vlerë për skuadrën e tij, Koniaspor.

Në ndeshjen e zhvilluar në transfertë kundër Jeni Malatiaspor, sulmuesi kuqezi i dha tre pikët skuadrës së tij. Pjesa e parë foli për vendasit, të cilët kryesonin ndeshjen me dy gola avantazh, por në pjesën e dytë, Koniaspor përgjigjet, duke përmbysur rezultatin.

Goli i shënuar nga Diomande në minutën e 72-të do të pasohej nga dy gola fantastikë të shënuar me kokë nga bomberi kuqezi në harkun kohor të katër minutave, përkatësisht në minutat 80-të dhe 84-t. Sokol Cikalleshi tregon kësisoj edhe formën e mirë që po kalon, një lajm i mirë edhe për Kombëtaren kuqezi.

Cikalleshi ishte nën kontratë me Akhisar në Turqi, por klubi nuk u ngjit këtë sezon në Superligë dhe si rrjedhojë u privua nga shqiptari nën trysninë e ofertave që mori. Futbollisti u prezantua në një konferencë me pak pjesëmarrës për shkak të pandemisë.

Sokol Cikalleshi kaloi me sukses teste mjekësore në Medicana Konya Hospital dhe më pas firmosi deri në vitin 2022. Bomberi kuqezi do të mbajë fanelën me numrin 17 te Koniaspor. Ai ka luajtur në total 303 ndeshje si profesionist duke shënuar 92 gola në të gjitha kompeticionet.

Shpërndaje
Share.

Komento