Juventus e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në Champions League. “Zonja e Vjetër” triumfoi 3-1 ndaj PSV, në ndeshjen e mbajtur në Torino. Vendasit treguan se kush janë të zotët e shtëpisë që pas 30 minutash lojë, duke realizuar dy herë me Yldiz dhe McKennie. Në fillimin e pjesës së dytë, argjentinasi i afruar në merkaton e verës, Nico Gonzalez thelloi akoma më shumë shifrat. Mysafirët nga Holanda u përpoqën që të riktheheshin në lojë, por e patën të pamundur. Goli i nderit erdhi në fund nga Saibari. Në ndeshjen tjetër të luajtur në orën 18:45, në Zvicër, anglezët e Aston Villa mundën 0-3 Young Boys, me golat e Tielemans, Ramsey dhe Onana.
Nafta në 224 lekë/ litri, Konfindustria thirrje urgjente qeverisë: Ndërhyni menjëherë ose ekonomia futet në rrezik
Rritja e çmimit të naftës në 224 lekë për litër ka nxitur një reagim të fortë nga Konfindustria, e cila...








