Skip to content
Aktualitet

Çfarë roli ka Ministria e Arsimit në parandalimin e aksidenteve? Flet eksperti

· 2 min lexim

Numri i aksidenteve në rrugët e vendit gjatë muajve të verës për shkak të ngarkesës nga pushuesit ka qenë i lartë edhe pse ka pasur disa ndryshime në Kodin Rrugorë. .

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Islam Qibini ditën e sotme i ftuar në ABCneës ka thënë se ndryshimet në Kodin Rrugor nuk mjaftojnë për të pasur impakt konkret. Më tej ai ka propozuar ashpërsim të sanksioneve duke filluar nga bllokimi i makinës e deri tek heqja e patentës, në mënyrë përfundimtare.

 “Ndryshimi i dispozitave të Kodit Rrugor ishte një domosdoshmëri e cila ndikoi në parandalimin e aksidenteve rrugore, por kjo nuk është e mjaftueshme, duke parë statistikat e muajve korrik-gusht. Duhet të kemi një ndryshim të masave ndëshkuese dhe shtrënguese. Të sekuestrohet mjeti i drejtuesit të automjetit. Duhet të ketë edhe masa për sekuestrimin e patentës, për heqjen e patentës përgjithmonë, ose bllokim mjeti mbi 3-4 vite”, ka thënë eksperti.

Më tej eksperti thotë se parandalimi i aksidenteve nuk bëhet vetëm nga Policia Rrugore, por edhe nga Ministria e Arsimit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve.  Ndërsa rolin e Ministrisë së Arsimit e ka shpjeguar kështu.

“Ministria e Arsimit për edukimin e të rinjve, mbi parimet e sigurisë rrugore, mbi normat e përgjithshme për drejtimin e mjetit. Kjo duhet të jetë me programe të posaçme nëpër shkolla. Gjithashtu, drejtoria e Përgjithshme e Transporteve, duhet të rrisë afatin kohor për marrjen e lejes së drejtimit apo patentës”, tha ai në intervistën për ABC.

Sjellim në vëmendje se në akset kryesore rrugore, por edhe në rrugët interurbane është shtuar  ndjeshëm numri i patrullave rrugore. Gjithashtu janë shtuar radarët dhe dronët që kapin makinat me shpejtësi të lartë. Shkaku kryesoi i aksidenteve në vend rezulton të jetë parakalimi i gabuar