Mijëra studentë të mbështetur edhe prej mësuesve të tyre, janë hedhur sërish në protestë në kryeqytetin e Greqisë, Athinë. Në një kohë që vendi po përballet me situatën kritike të pandemisë, tubimet në këtë shtet nuk kanë të ndalur.
Protesta e së mërkurës vjen një ditë mbas përleshjeve të dhunshme të zhvilluara në kryeqytetin e vendit ku mijëra grekë protestuan kundër dhunës policore pak ditë më parë në lagjen Nra Zmirni të Athinës.
Sipas organizatorëve, protesta e re që po zhvillohet është kundër ligjit për arsimin e lartë të votuar rishtaz prej parlamentit grek, që parashikon ndryshime rrënjësore në funksionimin e universitete të vendit.
Në javën e fundit, në Greqi janë shënuar disa dhjetra të plagosur dhe të vrarë. Një ditë më parë u plagosën 4 policë dhe 13 persona u arrestuan.
Sipas raportimeve të mediave greke, numri i përgjithshëm i policëve të plagosur ka arritur deri më tani në 10.
Ashtu si pjesa tjetër e Evropës, Greqia po lufton për më shumë se një vit me pandeminë, duke vendosur dhe rihequr kufizimet mbi lëvizjen për të mbrojtur ekonominë dhe sistemin shëndetësor.
Pavarësisht nga kufizimet për të frenuar përhapjen e COVID-19, vendi ka parë një rritje të protestave në rrugë kundër politikave të qeverisë në muajt e fundit, kryesisht në javën e fundit.
https://www.instagram.com/p/CMRnHQgl5X7/?utm_source=ig_web_copy_link