Skip to content
Aktualitet

Çfarë ndryshimi ka nga një pushtues i huaj? Sazan Guri: Qeveria në luftë të hapur me popullin

· 2 min lexim

Ambientalisti Sazan Guri ka renditur faktet që sipas tij tregojnë se qeveria shqiptare është në një luftë të hapur me popullin.

Ai i referohet edhe ngjarjes që ndodhi së fundi në Tepelenë, ku banorët e Bënçës u përfshinë një përplasje të fortë  për të kundërshtuar ndërtimin e një kantieri dhe fabrike asfalti (bitumi) që do të përdoret për punimet e rrugës Tepelenë – Kurvelesh.

Gjatë përplasjes mes banorëve të Bënçës dhe punonjësve të firmës së ndërtimit u dhunua edhe aktivisti Aulon Tare .

Guri rendit pesë ngjarje të ndodhur se fundi, duke filluar nga përplasja në Tepelenë, ndërtimi i HEC-it në Berat, humbja e gjyqit nga banorët e Laknasit e deri tek kërkimet për naftë në Përmet pa rënë dakord me banorët.

“Cili është ndryshimi midis një pushtuesi vendas dhe një të huaji”, pyet Guri.

Postimi i plotë    

Plasi ne Kucove?!

  1. Dje banoret e Bences (shyqyr qe nuk kishte te rinj) e pesuan nga e gjefshin mos e pandefshin! Pa filluar degjesa publike per nje gurore mbi kokat e tyre, kompania vuri dore ne vend te fjales mbi pleqte.
  2. Pardje, ne Gllave te Beratit kerkohet te ndertojne nje hec, duke mbledhur edhe shurrat e kafsheve, pa le burimet ujore dhe i cojne per energji per Beogradin! ju flini!
  3. Pardje, gjyq me banoret e Laknasit se nje kompani me letra fallco iu rremben pyllin e ruajtur nga banoret, me te cilin kane ngritur jeten e familjeve te tyre.
  4. Nje jave me pare, policia me kompani e bashki prapa, terheq zvarre banoret, sepse mbrojne piken e fundit te ujit nga kucedra.
  5. Nje muaj me pare, ne Permet, sondat e sizmikes hynin me plasje per kerkime nafte pa rene dakord me banoret, sher e lufte, e protesta.

Dy pyetje:

  1. Nje Qeveri e tere ne lufte te hapur me popullin e vet. Pse?
  2. Cili eshte ndryshimi midis nje pushtuesi vendas dhe nje te huaj?”-shkruan Sazan Guri.