Skip to content
Kryesore

Çfarë ka ndodhur? Shtëllunga tymi “pushtojnë” aksin Thumanë-Kashar

· 1 min lexim

Një mjegull tymi ka përfshirë aksin Thumanë-Kashar. Mësohet se tymi është në afërsi të Fushë-Krujës. Vatra e zjarrit ka krijuar një situatë mjegulle në aksin rrugor.

Ky aks rrugor ka prodhuar protesta të shumta të banorëve të zonës, pasi në projektin e zbatimit nuk janë respektuar nyjet lidhëse me rrugën e vjetër, duke izoluar kështu mbi 80 mijë banorë të zonës së Krujës, Fush-Krujës, Thumanës, Niklës dhe fshatrave të tjerë.