Skip to content
Të Gjitha

Çështja Habilaj/ Ekstradohet nga Italia Reshat Radhima, priten masa

· 1 min lexim

Çështja Habilaj padyshim është një nga më të diskutuarat dhe këtë herë vjen dhe më e reja prej saj.

Sipas njoftimit të fundit Reshat Radhima, anëtar i grupit pritet të ekstradohet nga Italia, për të marrë masën përfundimtare.

Tashmë që prej 15 prillit Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur gjykimin për këtë dosje. Seanca e parë nuk është zhvilluar për shkak të mos njoftimit të të pandehurve, ndërkohë që seanca e radhës do të mbahet në vazhdim.  

Që prej vitit 2017, kohë kur grupi u godit nga policia, janë hapur hetime si në Shqipëri ashtu edhe në Itali, shtet ku vepronte njëkohëisht grupi. Në çështjen Habilaj është marrë si i pandehur edhe ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dita e gjyqit të të cilit tashmë është prerë.