Skip to content
Politikë

Çështja ‘Gërdeci’, mbahet sot seanca gjyqësore për Fatmir Mediun

· 1 min lexim

Ditën e sotme do të mbahet seaca gjyqësore në GJKKO për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili po hetohet për çështjen “Gërdeci”.

Në seancën e sotme pritet të dëshmojë edhe Dritan Minxolli, ish-drejtori i punishtes së demontimit në Gërdec, i cili është thirrur si dëshmitar në këtë ngjarje. Ai u pa teksa po hynte në ambientet e GJKOO-s. Minxolli është thirrur dëshmitar, por duke qenë bashke i pandehur ka të drejtë të mos dëshmojë.

Kujtojmë se disa ditë më parë seanca ndaj Mediut u shty për shkak të mosprezencës së gjyqtares kryesuese Irena Gjoka, e cila ishte angazhuar në një aktivitet.

Nga tragjedia e Gërdecit, që ndodhi në 15 mars të 2008-ës, humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë.

Mediu ka deklaruar në daljet e tij publike se nuk ka shkelur detyrën dhe ka respektuar të gjitha procedurat gjatë kohës që ka qenë ministër i Mbrojtjes.