Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çështja e Safet Bajrit, Gjykata e Tiranës shpall moskompetencën për lirimin e tij!

15:26 30/12/2020
Reading Time: 3 min lexim

Gjykata e Tiranës ka bërë me dije se ka shpallur moskompetencën për gjykimin e kërkesës së të dënuarit Safet Bajri.

Bajri vuan dënimin në burgun e Fierit për një vrasje në Belgjikë por i është drejtuar gjykatës së Tiranës ku ka kërkuar liri me kusht.

Gjykata e Tiranës vendos moskompetencë, duke ia referuar rastin gjykatës së Fierit.

Safet Bajri është dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim dhe pjesa e mbetur për të vuajtur është 8 vjet e 9 muaj e 12 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale të “Drejtim i një organizate kriminale”,“Zhvatje në rrethana rënduese”, “Trafikim i qënieve njerëzore”, “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim në rrethana rënduese”, “Përmbushje e pasioneve të të tjerëve”.

Vendimi i plotë:

Nga shqyrtimi gjyqësor i çështjes ka rezultuar se kërkuesi (i dënuari) Safet Rustemi aktualisht vuan dënimin pranë I.E.V.P Fier. Vuajtja e dënimit për kërkuesin/të dënuarin ka filluar për faktin se me vendimin penal Nr. 51 (1027) datë 28.02.2019 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ndër të tjera, ka vendosur:- “….

Njohjen e vendimit penal te huaj me Nr. 2016C048-2015/VJ11/898, date 25.01.2017, të Gjykatës së Apelit Bruksel, Belgjikë, dhënë ndaj të dënuarit Safet Jonuz Rustemi alias (Bajri), i datëlindjes 09.09.1984, me të cilin është dënuar me 9 (nëntë) vjet burgim dhe pjesa e mbetur për të vuajtur është 8 vjet e 9 muaj e 12 ditë burgim, për kryerjen e veprave penale të “Drejtim i një organizate kriminale”,“Zhvatje në rrethana rënduese”, “Trafikim i qënieve njerëzore”, “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim në rrethana rënduese”, “Përmbushje e pasioneve të të tjerëve” të parashikuara si vepra penale nga nenet 324 bis, 324 ter pg3 dhe 4, 325, 470, 471, 531, 433 quinques pg 1, 1° 5, 43 septies, 3°, 433 navies, 380 pg 1, 4°, pg3, 1°, 382, pg 1, 382 ter të Kodi Penal Belg, që i korrespondon veprave penale të “Krijimit të organizatës kriminale”, “Trafikimit të personave të rritur”, “Shfrytëzimit të prostitucionit”, “Shfrytëzimit të prostitucionit në bashkëpunim”, “Shtrengimi me anë kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Përfitimi apo përdorimi i shërbimeve të ofruar nga personat e trafikuar”, “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera” të parashikuara nga nenet 333/1 110/a, 114, 114/2, 109/b/2, 110/b, 154 të Kodit Penal Shqiptar dhe në bashkim të dënimeve, të denohet me 9 (nëntë) vjet burgim, ku pjesa e mbetur për të vuajtur e dënimin është 8 (tetë) vjet e 9 (nëntë) muaj e 12 (dymbëdhjetë) ditë burgim..…

Se kundër këtijë vendimit është bërë ankim në Gjykatën e Apelit Shkodër, e cila me vendimin Nr. 204, datë 23.05.2019, ka vendosur:- “Lënien në fuqi të vendimit Nr. 51 (1027) datë 28.02.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër….”

Në seancë gjyqësore, Gjykata konstatoi faktin se kërkuesi/i dënuari Safet Rustemi vuan dënimin në I.E.V.P Fier.

Në interpretim dispozitave të ligjit Nr. 81/2020“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, dispozitave proceduriale të sanksionuara në nenet 470, 477 e vijues të K. Pr. Penale, Gjykata vlerëson se kërkesa penale me objekt lirim me kusht, do të gjykohet nga gjykata e vendit të vuajtjes së dënimit.

Sa më sipër, në vështrim dhe të ligjit Nr. 81/2020“Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, Gjykata çmon se gjykimi i kësaj kërkese penale nuk është në kompetencën tokësore të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe, se kompetente për gjykimin e kërkesës penale të kërkuesit/të dënuarit Safet Rustemi do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, nën kompetencën tokësore të së cilës përfshihet edhe I.E.V.P Fier.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata, bazuar në nenet 83 e 85 të K. Pr. Penale,

VENDOS

Shpalljen e moskompetencës së gjykimit të kërkesës penale Nr. 900 Regj. Them, me kërkues/ të dënuarin Safet Rustemi.

Dërgimin e akteve Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, si gjykatë kompetente për gjykimin e kësaj kërkese./Gazetareforma.com/

Etiketa: gjykata e tiraneslirimiMoskompetencaSafet Bajra

Të lidhura

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet
Aktualitet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Këlcyrë, ku një gjimnaziste 17-vjeçare me inicialet L. Sh. ka tentuar të...

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve
Aktualitet

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

Procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit vijon ende, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar...

16:13 13/05/2025
Para

Pandemia në Kosovë, 7 të vdekur dhe qindra raste të reja nga covid-19 (SHIFRAT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

Dyshohet se konsumoi medikamente, dërgohet në spital 17-vjeçarja në Përmet

16:39 13/05/2025
Numërohen gjysma e kutive, ja ndarja e votave dhe mandateve

Rezultatet e deritanishme në rang kombëtar nga numërimi i votave në 12 qarqe

16:13 13/05/2025
Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

Tensione te shkolla ‘Sami Frashëri’, shpallen të pavlefshme disa fletë votimi

16:01 13/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Merret peng i riu në Tiranë, e mbyllin dy orë në makinë dhe e dhunojnë

15:38 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.