Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çështja e gazetarit Qyno, 13 organizata të medias i çojnë letër Altin Dumanit

19:15 10/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Rasti i fundit i gazetarit investigativ, Elton Qyno, të cilit i janë sekuestruar disa pajisje nga SPAK, pasi ai ka publikuar disa informacione për një dosje të hapur nga ky institucion gjyqësor ka nxitur reagim në opinioin publik, duke e quajtur  shkelje të të drejtave që ka një gazetar në punën e tij.

Së fundmi një letër ka mbërritur në SPAK për kryetarin Altin Dumani nga 13 organizata që merren me mbrojtjen e gazetarëve.

Ato kanë dalë me një deklaratë të përbashkët, duke ju drejtuar Dumanit, që SPAK të kthejë pajisjet e sekuestruara të Qynos, si dhe ndërprerjen e të gjitha përpjekjeve për të zbuluar burimet e tij.

“Veprimet e kryera ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjnë një precedent shqetësues. Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë…”-thuhet në deklaratën e përbashkët të 13 organizatave.

Më poshtë jepet e plotë letra e përbashkët e firmosur nga 13 organizatat drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, duke i vënë në dukje të gjithë praktikën legjislative të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

LETRA E PLOTË

 

Drejtuar: Z. Altin Dumani

 

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

 

Lënda: Rasti i gazetarit Elton Qyno

 

I nderuar zoti Dumani,

 

Ne, antarët e Rrjetit Safe Journalists dhe organizatat partnere të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) si dhe Reporterët pa Kufinj, po ju shkruajmë për të shprehur shqetësimet tona mbi veprimet e fundit të ndërmarra nga SPAK ndaj gazetarit Elton Qyno.

 

Vendimi për të sekuestruar pajisjet e zotit Qyno dhe për t’i bërë presion për të zbuluar burimet e tij është një çështje e rëndësishme për ne si organizata të përkushtuara për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, lirisë së medias dhe integritetit gazetaresk.

 

Veprimet e kryera ndaj z. Qyno, përfshirë kontrollin e banesës dhe zyrës së tij dhe sekuestrimin e pajisjeve personale dhe profesionale, përbëjnë një precedent shqetësues.

 

Masa të tilla do të ndikojnë në të drejtat e gazetarëve dhe lirinë e medias në Shqipëri dhe më gjerë.

 

Ne e njohim domosdoshmërinë e pajtueshmërisë ligjore në proceset gjyqësore. Megjithatë, balancimi i kësaj me parimin e njohur ndërkombëtarisht të mbrojtjes së burimeve gazetareske është thelbësor.

 

Ky parim nuk është vetëm kritik për të drejtat e gazetarëve, por është gjithashtu thelbësor për të drejtën e publikut për informim dhe qëndrueshmërinë e përgjithshme të një shoqërie demokratike.

 

Nisur nga këto konsiderata, i bëjmë thirrje SPAK-ut të rivlerësojë qasjen e tij në këtë rast.

 

Kthimi i pajisjeve të sekuestruara zotit Qyno dhe ndërprerja e të gjitha përpjekjeve për të zbuluar burimet e tij do të tregonte mirëkuptim, respektim, dhe mbrojtje të lirisë së medias dhe të burimeve gazetareske në Shqipëri.

 

Kjo qasje do të përputhej me standardet e vendosura nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe entitete të tjera ndërkombëtare të dedikuara për lirinë e medias.

 

I bëjmë thirrje zyrës suaj që t’i japë përparësi mbrojtjes së burimeve gazetareske, e cila është themelore për ruajtjen e lirisë së shtypit dhe parimeve demokratike.

 

Marrëdhënia e besimit midis gazetarëve, burimeve të tyre, publikut dhe zbatimit të ligjit varet shumë nga respektimi dhe ruajtja e këtyre vlerave.

 

Ne ju falënderojmë për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje dhe presim me padurim një vendim që mbështet lirinë e medias dhe mbron burimet gazetareske në Shqipëri.

 

Organizatat tona do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër situatën dhe të raportojnë çdo zhvillim të mëtejshëm.

 

13 Organizatat

 

  1. Safe Journalists Netëork

 

  1. Association of Journalists of Kosovo

 

  1. Association of Journalists of Macedonia

 

  1. BH Journalists Association

 

  1. Croatian Journalists’ Association

 

  1. Independent Journalists Association of Serbia

 

  1. Trade Union of Media of Montenegro

 

  1. European Center for Press and Media Freedom

 

  1. European Federation of Journalists

 

  1. Free Press Unlimited

 

  1. International Press Institute

 

  1. OBC Transeuropa

 

  1. Reporters Ëithout Borders.

 

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para
REL: Rrezik burgosje për të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së nga Serbia

REL: Rrezik burgosje për të gjithë ish-pjesëtarët e UÇK-së nga Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.