“Maskat e Covid-19 janë efektive dhe për gripin stinor”, Pipero shprehet i shqetësuar për rritjen e të shtruarve në spitale

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prej disa ditësh vendi ynë po përballet me një valë të dytë infektimesh dhe çdo ditë po shënohet nga një rekord i ri, dhe kjo duket se është shumë shqetësuese për kapacitetet e vendit tonë.

Por kjo gjë nuk është asapk e mirë as për mjekun Pëllumb Pipero i cili shprehet se numri i të shtruarve në spitale është  rritur shumë gjatë këtyre ditëve, prandaj duhet vijuar me respektimin e masave anti-covid për të parandalaur sa më shumë rritjen e rasteve të reja.

“Në vendin tonë, unë e kam thënë disa herë që numri i raste të prekur është disa herë më i lartë se sa ai që njohim neve. Tashmë që i gjithë aktiviteti jetësor është hapur, shkolla apo lokale, rastet normalisht do jenë të larta. Numri i rasteve të shtruara në spital është shtruar shumë. Vetëm dje janë shtuar 30 persona. Kjo është shqetësuese ndaj apeli ynë është që qytetarët të bëjnë sa më shumë kujdes. Shqetësimi ynë është maksimal por duhet të shoqërohet me respektimin e masave anticovid nga ana e qytetarëve.”

Ndërkohë në lidhje me përdorimin e masakave dhe në ambientet e jashtme, Pipero tha se rezultatet e kësaj mase është herët për t’i vënë në dukje, por ajo që ka më shumë rëndësi është se virsui hapet më shumë në ambiente të mbyllura, shkolla, lokale dhe shtëpi.

Unë personalisht nuk kam thënë që mbajtja e maskës në ambientet e jashtme do të ulë raste. Për këtë numër të kufizuar të infektuarish, ajri nuk është transmetues i lartë. Është ende herët që të presim rezultatin e vendosjes së maskave në mjedis. Janë efikasiteti dhe efektiviteti. Duam që efikasiteti i vendosjes së maskës në ambientet e jashtme të jetë sa më i lartë. Dua ta ritheksoj, mjediset kryesore ku transmetohet ky virus janë vendet e mbyllura, shtëpi, lokale shkolla dhe në shtëpi” – tha Pipero.

Mjeku Pëllumb Pipero gjithashtu evidentoi dhe një tjetër aspekt pozitiv të mbajtjes së maskës, atë të parandalimit dhe të përhapjes së gripeve stinore. Sipas tij, kjo do të ulë dhe numrin e të shtruarve në spitale.

“Ka një gjë të veçantë për gripet të vitit stinor. Masat e vendosura për përhapjen e COVID janë shumë efektive dhe për parandalimin e gripit stinor. Nuk besoj në një mbyllje të dytë. Rekomandoj në një kufizim sa më herët të jetë e mundur për ato mjedise ku qarkullimi i virusit është i lartë. Duhet të kufizojë sa më shumë aktivitetin e tyre, restoranteve e lokaleve të natës” – tha Pipero.

Shpërndaje
Share.

Komento