Skip to content
Politikë

Çështja “Buka”/ Shtyhet seanca për Ahmetajn, avokatët: SPAK ishte i paqartë

· 1 min lexim

Është shtyrë seanca plenare për Arben Ahmetajn sa i përket privatizimit të fabrikës së bukës.

Sot nisi shqyrtimi i çështjes penale në seancë paraprake në GJKKO ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arbmen Ahmetaj, pasi ai  akuzohet se ka shpërdoruar detyrën, duke privatizuar fabrikën.

Mësohet se kjo senacë është ndërprerë sot, për të nisur edhe njëherë nga e para shqyrtimin e kësaj çështjeje penale.

Avokatët e Ahmetajt mësohet se kanë kërkuar që gjykim të konsiderohet i pavlefshëm. “Kërkesa për gjykim të konsiderohet e pavlefshme të kthehen aktet për hetim nga SPAK. SPAK ishte i paqartë në qëndrimin e tij,”, thanë ata.

Kujtojmë se Ahmetaj ndodhet prej muajsh në arrati për vepra të rënda penal që lidhjen me çështjen e incenatorëve.