Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Ceremonia mortore për Ilaria Sulën të hënën në Terni

22:12 06/04/2025
Reading Time: 3 min lexim

Të hënën, më 7 prill, do të mbahet ceremonia mortore për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare të vrarë në Romë, Terni, aty ku është rritur dhe ku jetojnë prindërit e saj. Rreth orës 14:00, kortezhi do të niset nga banesa në Viale dello Stadio drejt varrezave komunale, ku do të zhvillohet një ceremoni e thjeshtë në hyrje të varrezave.

Babai i Ilarias ka falënderuar qytetin e Ternit, kryetarin e bashkisë, policinë dhe të gjithë qytetarët për solidaritetin e treguar ndaj familjes, si dhe për pjesëmarrjen e paralajmëruar në ceremoninë e lamtumirës.

Policia sekuestron kompjuterin e vrasësit, prindërit e tij në fokus të hetimeve

Ndërkohë, hetimet për vrasjen e 22-vjeçares po thellohen. Policia italiane ka sekuestruar të dielën kompjuterin e Mark Samson, 23-vjeçarit filipinez që ka pranuar vrasjen e Ilaria Sulës në banesën e tij në Romë. Hetuesit dyshojnë se i riu nuk ka vepruar i vetëm, veçanërisht në pastrimin e shtëpisë dhe makinës, si dhe në transportimin dhe fshehjen e trupit, i cili u gjet 40 kilometra larg Romës, në një zonë të pyllëzuar.

Autoritetet kanë ndaluar gjithashtu prindërit e Samsonit që të largohen nga Italia. Dyshimet për përfshirjen e tyre në fshehjen e krimit janë shtuar pas dëshmive kontradiktore. Ndërsa i ati ka deklaruar se nuk ka qenë në banesë në momentin e krimit, nëna ka thënë se të gjithë ndodheshin në shtëpi.

Nëna e Samson do të merret në pyetje nga hetuesit

Të hënën, po më 7 prill, nëna e Mark Samson do të merret në pyetje nga Seksioni i Vrasjeve i Skuadrës Fluturuese të Policisë së Romës, në kuadër të hetimeve për përfshirjen e saj të mundshme në fshehjen e trupit të viktimës.

Sipas raportimeve të “LaPresse”, pas krimit të kryer më 25 mars, gruaja ka hyrë në dhomën e djalit pasi dëgjoi britmat e Ilarias dhe ka parë trupin e pajetë të saj. Dyshohet se më pas ajo ka ndihmuar djalin në pastrimin e skenës së krimit në apartamentin në via Homs, në lagjen afrikane të Romës.

Rikonstruksioni i krimit dhe dyshimet e hetuesve

Sipas dëshmisë së dhënë nga Samson pas arrestimit, ai e ka goditur me thikë Ilarian në orën 11:00 të mëngjesit të 25 marsit, pas një debati të ndezur që nisi pasi kishte parë një mesazh në celularin e saj. Ai e ka qëlluar me dy plagë vdekjeprurëse në qafë, ndërsa ajo kishte kthyer shpinën. Sipas ekspertëve, vdekja ka ardhur për shkak të një hemorragjie të fortë dhe ka ndodhur brenda pak minutash.

Pas krimit, Samsoni e futi trupin në një valixhe, të cilën fillimisht e la pranë derës së banesës dhe më pas pastrimi nisi me produkte që kishte në shtëpi. Ai pretendon se ka hedhur thikën, një tapet dhe materialet pastruese në një kosh plehrash afër banesës. Më pas, valixhen e ngarkoi në makinë dhe u nis drejt zonës së Polit, rreth 40 kilometra larg, ku e hodhi trupin në një luginë.

Hetuesit dyshojnë në versionin e dhënë, sidomos për kohën dhe mënyrën e kryerjes së të gjitha veprimeve pa ndihmën e askujt. Në orët pas arrestimit, Samson ka pranuar se nëna e tij ka qenë e pranishme në banesë, por më vonë ka heshtur mbi rolin e saj.

Në hetim edhe marrëdhënia e çiftit dhe një tentativë e mëparshme

Në dokumentet e hetimit ndodhet edhe dëshmia e një shoqeje të Ilarias, e cila ka treguar se më 25 mars, në mungesë të saj, Samsoni kishte shkuar në banesën e vajzës dhe kishte tentuar të merrte kompjuterin e saj, duke bërë edhe disa ‘screenshot’. Kjo ka ngritur dyshime të mëtejshme për qëllime të mundshme për të kontrolluar apo zbuluar informacione nga jeta private e së resë.

Hetuesit do të analizojnë gjithashtu telefonat e prindërve të Samsonit për të zbuluar çdo informacion të mundshëm mbi përfshirjen e tyre dhe mbi dinamikën e plotë të ngjarjes që ka tronditur opinionin publik në Itali dhe Shqipëri.

Etiketa: Ilaria SulaMark Samson

Të lidhura

Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024
Horoskopi

Horoskopi sot: 21 Maj 2025

Dashi Njerëzit po bëjnë një përpjekje shtesë për t’ju kontaktuar dhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Në shumë...

08:01 21/05/2025
Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje
Aktualitet

Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje

Në prag të stërvitjes shumëkombëshe “Defender Europe 25”, që pritet të zhvillohet në Shqipëri nën drejtimin e Komandës Evropiane të...

20:01 20/05/2025
Para
Horoskopi sot: 3 Prill 2025

Horoskopi sot: 7 Prill 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi ditor, e Dielë 13 Tetor 2024

Horoskopi sot: 21 Maj 2025

08:01 21/05/2025
Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje

Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija shqiptare u vjen në ndihmë 13 emigrantëve në Egje

20:01 20/05/2025
Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme

Hipertensioni prek të rinjtë, një e treta e 18-vjeçarëve kanë probleme

19:42 20/05/2025
EURO U-17 / Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e dytë të Grupit A

EURO U-17 / Kombëtarja nis përgatitjet për ndeshjen e dytë të Grupit A

19:14 20/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.