Skip to content
Të Gjitha

Çelja e negociatave/ Ruçi nis lobimin me Presidencën rumune

· 1 min lexim

Ka nisur nga puna kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi për lobimin me Presidencën rumune sa i përket çeljes së negociatave.

Ai i ka dërguar një letër Presidentit të Dhomës Dragnea dhe të Senatit Tariceanu.

“Shqipëria beson fort te suksesi i Presidencës rumune. Europa e zgjeruar, Europë më e fortë dhe konvergjente.”-shkruan Ruçi në letrën e tij.

Kujtojmë se qeveria shqiptare ka folur shpesh herë se si opsion për çeljen e negociatave me BE është qershori i 2019-ës.