Çela sheh nga afër dëmet e tërmetit në Durrës, paralajmëron arrestime edhe për zyrtarët

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokurori i ri, Olsian Çela ka shkuar sot në Durrës, për të parë situatën e krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë vizitës së Durrës, Çela u takua edhe me drejtues të Prokurorisë.

Kryeprokurori u shpreh i kënaqur për punën e bërë deri tani, ndërsa u garantoi mbështetjen e Prokurorisë së Përgjithshme.

Në një deklaratë për mediat, Çela u shpreh se shumë shpejt do të ketë rezultate të prekshme dhe përgjegjësit do të dalin përpara ligjit.

 “Ofrimi i mbështetjes maksimale nga ne si Prokuroria Përgjithshme për rastin në fjalë dhe rritjes së kordinimit për të siguruar një hetim të shpejtë dhe eficent. Situata është e qartë, puna e bërë është shumë e mirë, jam i kënaqur me atë që dëgjova. Shumë shpejt rezultat do të jenë të prekshme. Individë të papërgjeshme kanë sheklur ligin dhe pasojë e ardhur është vdekja e shumë personave, në këtë kuadër besoj se zbatimi i ligjit do të jetë korrekt.”- tha Çela.

Çela tha se nga përgjegjësia nuk do të shpëtojnë as zyrtarët.

Shpërndaje
Share.

Komento