Skip to content
Të Gjitha

Cakaj përplaset me homologun e tij, Daçiç: Serbia as nuk e ka njohur dhe as e njeh Kosovën

· 1 min lexim

Në Ministerialin e Varshavës, ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj është përplasur me homologun e tij serb Ivica Daçiç.

Shkak ëshë bërë përplasja diplomatike për çështjen e Kosovës. Daçiç në fjalën e tij tha se Serbia as e ka njohur me herët dhe as e njeh Kosovën.

Ndër të tjerat ai u shpreh i revoltuar se as ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli nuk duhet të ishte pjesë e Ministeriales së Varshavës.

Në replikën e tij shefi i diplomacisë shqiptare Cakaj ka theksuar, se ka 28 vjet në politikë, aq sa ai ka vite jetë, ndërsa i ka kujtuar dhe vuajtjet e popullit kosovar në emigrim.

“Ke 28 vjet në pushtet, aq sa unë kam vite jetë. Kam 28 vjet refugjat. Fjalimi i Daçiç është me një gjuhë  të shekullit të XX dhe totalisht pa vend dhe pa sens,” – replikoi Cakaj.

Pas replikës mes Cakaj dhe Daçiç, ministri serb ka tentuar të marrë fjalën sërish, por u pengua nga drejtuesi Ministerialit.