Cakaj në Gjermani/ Ministri gjerman: Jam shumë i shqetësuar nga dhuna në protestën e opozitës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vizita e Ministrit të deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj në Berlin duket se është duke shkuar mirë, por janë bërë edhe deklarata të rëndësishme.

Në takimin zyrtar me Ministrin e Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, Michael Roth, u fol gjatë sidomos për reformat e ndërmarra nga shteti, procesin e integrimit të vendit si dhe protestat e opozitës.

“Takim me @cakaj. Në një moment kyç.( të rendësishëm). Jam shumë i shqetsuar nga dhuna e përdorur në protestën e fundit.të opozitës . Një mesazh shum i qartë për opozitën : Dhuna nuk është aspak e pranueshme. Ndërkohë ne vazhdojmë të mbështesim perspektivën europiane të Shqipërisë.
Na duhet të mbajmë premtimet e dhëna.”- ka shkruar ministri gjerman në rrjetin e tij social Tvvitter pas takimit që ka pasur me ministrin shqiptar.

Ministri gjerman vlerësoi ritmin e reformave dhe inkurajoi autoritetet shqiptare të vijojnë me punën e mirë që është bërë.

“Shqipëria ka avancuar shumë në rrugën e integrimit dhe meriton hapjen e negociatave”,-u shpreh Ministri Roth. Ai konfirmoi se Gjermania mbetet një mbështetëse e fuqishme e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Ndërkohë që të dy ranë dakord se vendi ka arritur progresin e nevojshëm për të qenë pjesë e BE-së.

 

Shpërndaje
Share.

Komento