Cakaj e Pacolli firmosin marrëveshjen e madhe, ky është projekti që bashkon Shqipërinë e Kosovën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesin e sotëm, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka qenë në një konferëncë për shtyp me Behgjet Pacollin.

Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës dhe Cakaj nënshkruan një marrëveshje ndërministrore për bashkim të përfaqësive diplomatike e konsullore. Ky do të jetë një bashkëpunim strategjik në fushën e politikës së jashtme.

Gjatë fjalës së tij Gent Cakaj përmendi disa pika që do të bëjnë edhe lidhjen midis dy vendeve.

Ai tha gjithashtu se të dyja palët ranë dakord për një fond të përbashkët për menaxhimin e ambasadave e konsullatat e përbashkëta.

“Kemi vendosur ngritje të këshillit të përbashkët për planifikimin strategjik për politikat me rëndësi kombëtare. E dyta është shtylla diplomatike. Jemi dakorduar për fondin e përbashkët për menaxhimin dhe ambasadat e konsullatat e përbashkëta.

Nga sot do të fillojmë punën për të pasur ambasada dhe konsullata të përbashkëta në të gjithë botën. E treta është shtylla profesionale në shërbimin diplomatit për të shkëmbyer personelin në të gjitha vendet në botë.

Jam tepër i entuziasmuar, po e pres me padurim ardhjen e diplomatëve kosovarë në shërbimin diplomatik të Shqipërisë, por edhe të Shqipërisë që do të shkojnë të shërbejnë në qendra diplomatike të Kosovës, por edhe këmbime të stafit tonë.

Së fundmi, do të kemi edhe një kalendar të përbashkët kulturor, por edhe konferencën e përbashkët të Diasporës. Kjo është frymë vëllazërore, por edhe domosdoshmëri. Sot nuk jemi më afër se ndonjëherë më parë po kjo është sferë e re e bashkëpunimit esencial”, tha Cakaj.

Shpërndaje
Share.

Komento