Noterja ka qenë e ulur në lokal me bashkëshortin e saj, kur një person u rrëmbeu çelësat e makinës nga tavolina dhe nxitoi të grabiste makinën që ishte parkuar aty pranë.
Dy muaj më pas kjo ngjarje është mbuluar me mister. Ka dyshime të forta se nuk kemi të bëjmë me grabitje, por me pazare të prishura të bashkëshortit të noteres, për shkak të aktivitetit në Itali si trafikant droge.
Të gjitha mediat u fokusuan tek tentativa e grabitjes së pretenduar, duke anashkaluar një element serioz, që ishte luksi i pazakontë i noteres në raport me të ardhurat si dhe burimin e të ardhurave.
Vetëm G Class-i që tentuan t’ia merrnin dje kushton rreth 200 mijë euro. Zonja Telhellari, e cila dyshohet se bën noterizime edhe nga Dubai dhe vende ekzotike ku bën pushime përrallore, posedon dhe ka eskpozuar edhe makina të tjeta të shtrenjta me kilometrazh zero, ty tipit Benz dhe BWV, një nga të cilat dhuratë.
Noterja është shfaqur në jaht, vende përrallore si dhe podeson disa pasuri të palujtshme në Tiranë.
Ndërkaq, si Sanja Telhollari, ashtu edhe bashkëshorti i saj, nuk rezultojnë të kenë ndonjë biznes në emrin e tyre në Shqipëri.
Nuk ka asnjë dyshime që puna si notere nuk e mbulon luksin e ekspozuar.
Ndërkaq, bashkëshorti ka punuar si emigrant në Itali, punë e cila nuk siguron dot një makinë G Class.
Cili është burimi i parave të noteres për të justifikuar lusin që shfaq?
Prapaskena ka evidenca dhe burime serioze që konfirmojnë se burimi i pasurisë dhe luksit të noteres janë paratë e bashkëshortit të saj, të fituara nga trafiku i drogës në Itali.
Bashkëshorti i noteres ka histori trafiqesh në Itali, arrestimi dhe dënimi, ndërsa në Shqipëri emri i tij është i panjohur nga organet ligjzbatuese.
Prapaskena mëson se për t’i shpëtuar syrit të Prokurorisë dhe veprimit të ligjit anti-mafia, noterja ka bërë një ndarje fiktive nga bashkëshorti, ndërsa vijon pastrimin e parave të pista dhe investimin e parave të trafikut të drogës në pasuri të paluajtshme dhe luks.
Nuk dihet nëse deri më sot Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave ka nisur ndonjë hetim dhe nëse ka sinjalizuar prokurorinë apo SPAK-un për pasurinë e pazakontë dhe të pajustifikuar me burime të ligjshme të ardhurash te noteres Sanja Telhollari.
Zonja Telhollari ka edhe një zyrë me vlerë qindra mijëra euro në qendër të Astirit, pasuri të paluajtshme dhe shuma të mëdha cash, me burim aktivitetin e paligjshëm të bashkëshortit./Prapaskena