Skip to content
Politikë

“Burri jot i jep tenderat vëllait tënd, kudo të prekësh ti…”, Berisha akuza të forta Spiropalit

· 2 min lexim

Përgjatë seancës së sotme plenare Sali Berisha ka shigjetuar ministren Elisa Spiropali.

Sipas tij Spiropali u pasurua gjatë kohës që drejtonte Doganat, teksa akuzoi edhe bashkëshortin e saj.

Berisha ka akuzuar Spiropalin se se bashkëshorti i saj i jep tendera vëllait të saj.

“Ndrikull Spiropali është tituli i një postimi, pas çdo fjale ka një vjedhje. Ndrikull 5 milionëshja është favoze me bashkëshortin e saj, Salarjonin, e cila ia jepte tenderat vëllait të saj që të shtoheshin milionat. Zonja që u pasurua aq shumë në dogana saqë kudo ta prekësh para nxjerr, burrin e çoi nga ujësjellësi në tenderat e KESH. Edhe aty përsëri Salarjoni, pra në qoftë se ka një burrë dhe një grua që kanë lumturuar njeri tjetrin me para publike janë Spiropali- Toto.

Yt shoq i jep tenderin vëllait tënd. Nuk ka vjedhje më të madhe ditën për diell si kjo. Do të ta them edhe tenderin”, u shpreh Berisha përgjatë fjalës së tij në Kuvend.

Kujtojmë që ditën e sotme Sali Berisha hyn në Kuvend nën cilësin e kreut të ri të Partisë Demokratike, pasi mbrëmjen e djeshme fitoi zgjedhjet me mbi 93.45% të votave në këtë garë. Në total kanë votuar 43.680 demokratë, 40.840 kanë votuar për Berishën. 2532 kanë votuar për Ibsen Elezin.