Skip to content
Kronikë

Burri iu largua nga shtëpia, alarmohet gruaja në Tiranë, çfarë deklaron

· 2 min lexim

Një grua është alarmuar nga largimi i bashkëshortit të saj nga banesa që prej ditës së djeshme.

36 vjeçarja me inicialet  E.A ka bërë denoncimin në polici duke thënë se ka një ditë që burri i saj rezulton i humbur duke mos u kthyer në shtëpi.

Personi i humbur i përket moshës 30 vjeçare, ndërkohë që policia po punon për gjetjen e tij.  Bëhet e ditur se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Më datë 18.04.2022, shtetasja E. A., 36 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi 35 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vlen të përmendet që ky nuk është arsti i vetëm që burri zhduket, duke lënë  gruan apo bashkëjetuesen të alarmuar.  Në muajin dhjetor të vitit të kaluar,  një shtetase 34 vjeçare në Tiranë ka denoncuar në Policia zhdukjen e bashkëshortit të saj.  Asokohe policia bëri me dije se shtetasja E. G., 34 vjeçe ka kallëzuar se më datë 13.12.2021, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, bashkëshorti i saj, shtetasi D. K., 34 vjeç.