Skip to content
Politikë

Burrel/ 14 mln euro për ujësjellësin, që u kthye në shatërvan nga çarja e tubave

· 1 min lexim

Ndonëse janë shpenzuar 14 milion euro për ndërtimin e tij, tubat e ujësjellësit të Burrelit janë çarë. Ky denoncim është bërë nga kryetarja e Partisë Demokratike Burrel, Denisa Vata, e cila shprehet se tubat e ujësjellësit janë kthyer në shatërvane. Këto të fundit fatkeqsisht nuk i kurojnë estetikën qytetit, por tregojnë shpërdorimin e fondeve. “SPAK-u kur do e thirrni “gardistin” apo e keni thirrur e s’tregoni” ka ironizuar Vata.

Postimi i plotë:

Do thoni ju ku është bërë kjo foto?! Kjo është një nga tubat e ujsjellsit të Burrelit që ka kushtuar mbi 14 milion euro nga Bashkia Mat.

SPAKU kur do e thirrni “gardistin” apo e keni thirrur e s’tregoni [😂]

Në ditët në vijim kemi dhe të tjera që do t’jua vejm në dispozicion.