Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Burgjet shqiptare si Guajakili ekuadorian/ A duhet hetim për Ulsi Manjën?

13:00 19/12/2023
Reading Time: 3 min lexim

Gjashtë të dënuar për vrasje dhe trafik kokaine në Ekuador u vranë në fillim të muajit tetor brenda burgut të Guajakilit. Të gjashtë ata po hetoheshin nga autoritetet për përfshirjen në vrasjen e kandidatit për President, Fernando Villavicencio.

 

Villavicencio, që në fushatë u paraqit me një program agresiv kundër korrupsionit dhe trafikut të kokainës, u vra një javë para zgjedhjeve presidenciale dhe në një kohë që sondazhet e favorizionin përballë rivalëve.

 

Autoritetet në vendin amerikano-latin, që vitet e fundit është shndërruar në portën kryesore të daljes së kokainës kolumbiane e peruane në drejtim të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë se eliminimi i tyre mund të jetë vepër e karteleve të drogës për të mbuluar porositësit e vrasjes së kandidatit presidencial.

 

Të gjashtë personat e ekzekutuar në burgun e Guajakilit ishin arrestuar ditën e vrasjes së Villavicencios dhe ishin marrë disa herë në pyetje nga prokurorët për të zbuluar se kush i kishte porositur.

 

 

Por, në momentin që ata dyshohet se kanë nisur të nxjerrin emra u ekzekutuan nga të burgosur të tjerë brenda burgut të sigurisë së lartë të Ekuadorit.

 

 

Punësimet krahinore të Ulsi Manjës, shkaktuan vrasjen në burgun e Peqinit!

Lajmet për të tilla ngjarje që vinin nga Ekuadori deri në 15 dhjetor tingëllonin të huaja për realitetin shqiptar. Sokol Mjacaj na provoi të kundërtën.

 

I dënuari me burg përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë arriti që të ekzekutojë të dënuarin tjetër përjetë, Arben Lleshi.

 

Situata e burgjeve në Ekuador dihet tashmë. Të mbipopulluar dhe me të burgosur pas të cilëve qëndrojnë kartele droge me fuqi financiare edhe më të lartë se prodhimi i brendshëm bruto i vendit, vrasjet në burgjet e vendit amerikano-latin është e përsëritur.

 

Në Shqipëri rasti i Peqinit tregon se situata e sigurisë në burgje është edhe më e rëndë dhe ajo, të paktën zyrtarisht nuk dyshohet se është shkelur nga larje hesapesh për milionat e trafikut të drogës, por për gjakmarrje.

 

Degradimi i sigurisë në një kohë kur marrëveshja e nënshkruar me Britaninë e Madhe për ‘importimin’ e të dënuarve shqiptarë në ishull është një kambanë alarmi për të cilën duhet të dalin përgjegjësitë.

 

Në këtë rast, përgjegjësitë shkojnë më lart se thjesht gardianët dhe drejtori i burgut të Peqinit, që është arrestuar tashmë. Përgjegjësitë shhkojnë deri te ministri Ulsi Manja, sepse të arrihet të futet një armë zjarri në një burg të sigurisë së lartë do të thotë shkatërrim të të gjitha hallkave të sistemit.

 

Ulsi Manjën nga ana tjetër me apo pa dashje e implikon në ngjarje edhe njoftimi që doli para kohe nga Ministria e Drejtësisë, që informonte vendosjen e Sokol Mjacajt në regjimin 41 BIS. Siç provoi ngjarja, njoftimi është shpërndarë nga ministria para se 28-vjeçari të izolohej.

 

Burgjet shqiptare si Guajakili ekuadorian/ A duhet hetim për Ulsi

Njoftimi i ardhur nga Ministria e Drejtësisë

Vetë Mjacaj e ka pranuar në dëshmi se vrasjen e ka kryer pasi është informuar nga të burgosur të tjerë se do të hynte në izolim.

 

Tërthorazi, njoftimi i Ulsi Manjës se do ta izolonte mund të jetë marrë nga Sokol Mjacaj si mesazh për të vepruar sa më shpejt për të kryer vrasjen, që dyshohet se është porositur nga jashtë. Kjo është arsyeja e parë dhe e mjaftueshme se pse Ulsi Manja duhet të japë dorëheqjen dhe SPAK ta marrë nën hetim në lidhje me këtë ngjarje.

 

Arsyeja tjetër se pse Manja duhet të hetohet lidhet me degradimin e sigurisë në sistemin e burgjeve, në krye të të cilëve Manja ka vendosur prej qershorit të vitit të kaluar ‘dibranin e tij’, Paulin Rajta.

 

Rajta është drejtori i Policisë së Burgjeve, që në rastin e Peqinit dështoi të parandalojë futjen e armës me të cilën Sokol Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin.

 

Degradimi i sigurisë nëpër burgje është pasojë e drejtpërdrejt e largimit, apo uljes në detyrë të specialistëve dhe drejtuesve me përvojë të sistemit dhe zëvendësimin e tyre me emra të punësuar falë lidhjeve shoqërore dhe fisnore me Ulsi Manjën.

 

Kjo është arsyeja se përse SPAK duhet të hetojë lidhjet nepotike të emërimeve me firmë të Ulsi Manjës./Voxmedia

Të lidhura

Ditëlindja e Naim Frashërit- Zëri i amshuar i Shqiptarisë
Aktualitet

Ditëlindja e Naim Frashërit- Zëri i amshuar i Shqiptarisë

Më 25 maj 1846, në fshatin Frashër të Përmetit, lindi Naim Frashëri, figura më e ndritur e Rilindjes Kombëtare dhe...

18:17 25/05/2025
Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së
Bota

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së

Alan Yentob, një nga figurat më të shquara dhe kreative në historinë e BBC-së, ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare....

15:50 25/05/2025
Para
Lamtumira e Florent Hasanit për ekipin e Tiranës dhe tifozët e saj

Lamtumira e Florent Hasanit për ekipin e Tiranës dhe tifozët e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ditëlindja e Naim Frashërit- Zëri i amshuar i Shqiptarisë

Ditëlindja e Naim Frashërit- Zëri i amshuar i Shqiptarisë

18:17 25/05/2025
Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së

Ndërron jetë ish-drejtuesi ekzekutiv dhe prezantuesi i BBC-së

15:50 25/05/2025
Gjykata jep masat për të arrestuarit në Gjirin e Lalzit

Gjykata jep masat për të arrestuarit në Gjirin e Lalzit

15:24 25/05/2025
Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

Festë, traditë dhe promovim i turizmit malor në 17 vjetorin e Parkut Kombëtar Shebenik

14:53 25/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.