Skip to content
Të Gjitha

Bujar Nishani: “Partia Bindja Demokratike, financohet nga Edi Rama”

· 1 min lexim

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetar i Këshillit Kombëtar të PD-së thotë se themelimi i partisë së re nuk është një zhvillim real, por i stisur.

I ftuar në emisionin “Open” në TCH, Nishani është shprehur.

“Ne jemi vend i lirë dhe kushdo mund të përfshihet në politike, por këtu çështja është gjetkë. Edi Rama ka 20 vite në pushtet dhe nuk ka ofruar asnjë shërbim e kontribut publik,” – tha ai gjatë  intervistës televizive.

Sipas Nishanit, Rama ka vite që financon për asgjësimin e opozitës, siç po e bën sipas tij dhe me këtë lëvizje.

Ndërkohë Myslim Murrizi deklaroi se 7 deputetët që nuk kanë djegur mandatet nuk do të jenë pjesë e partisë së re të krijuar nga demokratët, të cilët janë nxjerrë nga lista e PD-së, në 2017.