Skip to content
Kryesore

Broja gati për të debutuar me Everton, konfirmon trajneri

· 1 min lexim

Armando Broja do të rikthehet me ekipin e parë të Everton në ndeshjen kundër Wolves, e cila do të luhet nesër (4 dhjetor).

Këtë e konfirmoi trajneri i Everton, Sean Dyche, i cili theksoi se sulmuesi shqiptar do të jetë pjesë e skuadrës, ndërsa Chermiti nuk është ende gati për të luajtur.

Trajneri shtoi se Broja është i përgatitur për të kontribuar, por ende nuk është vendosur nëse do të fillojë si titullar.

Ndeshja përballet Everton dhe Wolves është e vlefshme për javën e 14-të të Premier League.