Skip to content
Aktualitet

Britanikët kundër mazhorancës: Ndryshimet zgjedhore u bënë pa marrëveshje!

· 1 min lexim

Pas kritikave të forta që ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor morën nga Ambasada Amerikane, qëndrim të tillë ka mbajtur edhe Ambasada Britanike.

Britanikët shprehen të keqardhur që ndryshimet zgjedhore nga mazhoranca bëhen pa konsensusin e arritur më 5 qershor me të gjitha palët politike.

‘Marrëveshja e 5 qershorit ishte një hap i rëndësishëm përpara, i bërë i mundur përmes dialogut dhe negociatave. Na vjen keq që ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor që janë bërë pa marrëveshjen e Këshillit Politik dhe pa përpjekje rraskapitëse për të gjetur konsensusin.’

/GazetaReforma.com/