Breshëria e plumbave mbi makinën e prokurorit, drejt identifikimit autori i dytë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia është pranë identifikimit të autorit të dytë, të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Landi Muharremit dhe Andi Malokut.

Hetuesit kanë siguruar pamje filmike nga autostrada Durrës-Tiranë.

Rezulton se makina ku ndodhej prokurori u ndoq nga pas për disa minuta, shkruan “Newsbomb”.

Sipas informacioneve të fundit, hetuesit kanë gjetur në automjetin brenda të cilit ishin autorët, dy palë syze, që mund të çojnë në identifikimin e autorit të dytë.

Kujtojmë se ditën e djeshme njëri prej autorëve të dyshuar, Redjan Rraja, u la në burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Rraja dyshohet se është njëri nga persona që ka qëlluar me breshëri automatiku drejt makinës ku ndodhej prokurori.

Ky i fundit ndodhet në spitalin e Durrësit së bashku me Muharremin dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shoferi Andi Maloku ndodhet në spitalin e Traumës, pasi ka marrë plumba në mushkri dhe shpinë.

Shpërndaje
Share.

Komento