Goditi me levë njërin prej familjarëve, arrestohet në Itali grabitësi i dhunshëm shqiptar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia italiane ka vënë në pranga 30-vjeçarin shqiptar Myslim Hoxha.

Ky i fundit ishte në kërkim për një grabitje të dhunshmë të ndodhur vitin e shkuar.

Shqiptari u arrestua në Capua Vettere në Casertano.

Gjatë grabitjes, Hoxha së bashku me disa bashkëpunëtorë, në përpjekje për t’u arratisur, rrahën barbarisht njërin prej banorëve të vilës, duke i rrezikuar jetën.

Viktima e sulmit, i cili i erdhi në ndihmë familjarëve të tij, u godit në kokë me levë.

Ndaj shqiptarit ishte caktuar edhe masa e sigurisë “Arrest me burg”.

Deri në momentin e arrestimit, ai bënte kujdes kur lëvizte me makinë, ndërsa fliste shumë pak në telefon.

Shpërndaje
Share.

Komento