Skip to content
Të Gjitha

Breshëri plumbash në Durrës, humb jetën një person

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Mësohet se personi i cili ka humbur jetën është 40-vjeçari Feriz Bardhi. Ngjarja ka ndodhur pranë “Kryqit të Kuq” në lagjen 18 të qytetit.

Edhe pse ambulanca ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, 40-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Bardhi rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës, pasi është arrestuar në vitin 2012 në Itali nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Policia është në vendngjarje ku po heton shkaqet e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorëve.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 01.08.2019, rreth orës 12:55, në lagjen Nr.18, Durrës, persona të paidentifikuar kanë plagosur  me armë zjarri shtetasin F.B.,40 vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i cili u transportua në Spital ku dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor  ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjen.