Breshëri plumbash drejt lokalit në rrugën Tiranë-Durrës, shpëton pronari

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të lokalit në pronësi të 49-vjeçarit P. L.

Si pasojë e të shtënave, për fat të mirë nuk ka të lënduar. Dëmet materiale janë të shumta, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen.

Policia është duke punuar për zbardhjen e saj. Mësohet se policia ka sekuestruar edhe kamerat e biznesit, për të zbuluar të tjera fakte.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .

Njoftimi i policisë:

Tiranë Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës , në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit P. L., 49 vjeç, banues në Domje.

Si pasojë e të shtënave nuk ka të lënduar përveç disa dëme materiale përreth. Grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Shpërndaje
Share.

Komento