Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Brenda muajit hapen të gjithë kufijtë tokësorë. Ja ç’do ndodhë me fluturimet dhe turizmin këtë verë?

17:10 12/05/2020
Reading Time: 2 min lexim

Turizmi është padyshim një nga sektorët më të goditur nga pandemia, e sidomos në vendin tonë, ku ekonomia mbështetet tek ky sektor.

Pavarësisht se vendi po shkon drejt hapjes, ende nuk ka një plan se çfarë do ndodhë me turizmin këtë verë, ndonëse hera-herës është thënë se do ketë vetëm turizëm lokal.

Gjatë video-konferencës që realizoi sot me gazetarët, kryeministri Edi Rama foli dhe për këtë çështje, duke thënë se është jashtëzakonisht e vështirë për të menduar se çfarë do të ndodhë këtë verë me këtë sektor.

Sipas tij, të gjitha vendet e botës po ecin në mënyrë somnabul, me duart përpara dhe sytë mbyllur, kur iu duhet të mendojnë për turizmin, që e cilësoi si një thikë shumë e mprehtë me dy presa, pasi është një rrezik shumë i madh.

“Është një thikë shumë e mprehtë, me dy presa, sepse rreziku është shumë i madh, por edhe mbyllja përtej një garancie ekuilibri mes ruajtjes së shëndetit dhe mbrojtjes së njerëzve nga katastrofa ekonomike është një domosdoshmëri. Kështu që jemi duke diskutuar për këtë, po shohim çfarë po bëjnë vendet e tjera. Si nga dita e parë, e në vijim, asnjë vend nuk ka një përgjigje definitive, të gjithë ecin pak në mënyrë somnabulike, me duart përpara dhe sytë mbyllur. Jemi duke e përpunuar vendimmarrjen dhe brenda pak ditësh do ta bëjmë publike. Masat janë lehtësuar dhe do vazhdojnë të lehtësohen.Përgjigjja e sinqertë është se është një dilemë shumë e madhe. Nuk është ështja a do hapet turizmi, ështja është si? Shikoja cadra 5 metra distancë, janë improvizime që bëjnë vende të ndryshme, por realisht të gjithë ecin me duar përpara e me sy mbyllur.”

Megjithatë, Rama ka njoftuar se brenda muajit maj të gjithë kufijtë tokësorë do të jenë të hapur në Shqipëri, nëse ecuria me pandeminë është pozitive, por sqaroi se zona Shengen do të jetë e mbyllur deri më 15 qershor 2020, si data më e afërt.

“Brenda muajit ne duam që kufijtë tokësor të hapen. Ne kemi hequr tashmë karantinimin në hotel. Shengeni është i mbyllur, ndaj dhe fluturimet janë të kufizuara. Është një dilemë e jashtëzakonshme. Mundësia e një vale të re nuk është e vogël dhe nëse numrat kërcejnë përtej pritshmërisë së arsyeshme do jemi të detyruar të rimbyllemi, që do të ishte e rëndë për të gjithë. Ndaj është shumë e rëndësishme për të gjithë, që të bëjmë çmos për të ruajtur veten dhe të tjerët, duke respektuar rregullat e thjeshta, jo fort të këndshme, se mund të kthehemi në situata më të vështira. Mund të gjendemi jo vetëm të mbyllur, por shumë më seriozisht të ekspozuar. ”, u shpreh Rama.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2305388889762205/

Etiketa: edi ramakoronavirusiturizmiudhetimet

Të tjera

Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin
Aktualitet

Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin

Është firmosur këtë të mërkurë marrëveshja mes kompanisë italiane Fincantieri dhe kompanisë shqiptare KAYO për ndërtimin e anijeve në Pashaliman,...

12:29 29/04/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj,...

10:59 29/04/2026
Para

Pas kryeministrit rus, edhe zëdhënësi i Vladimir Putin infektohet nga Covid-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin

Shqipëria nis prodhimin e anijeve ushtarake në Pashaliman me kompaninë italiane Fincantieri, 400 vende pune dhe synim eksportin

12:29 29/04/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për pezullimin e paraburgimit

10:59 29/04/2026
Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimin për Spitalin Amerikan dhe Hygeia: S’ka abuzim sepse çmimet janë “të rregulluara”

14:28 28/04/2026
Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

Atentati në Lezhë/ Qyno: Kreshnik Mujeci lëvizte me gruan nga frika e hakmarrjes dhe për t’iu shmangur kontrolleve

14:03 28/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.