Skip to content
Bota

Boris Xhonson mbyll Britaninë: Mos dilni nga shtëpia, nga e enjtja në karantinë!

· 2 min lexim

Boris Johnson njofton një bllokim të ri katër-javor në të gjithë Anglinë, duke filluar nga e enjtja. Baret dhe restorantet do të mbyllen, por shërbimet e “delivery” , mund të vazhdojnë të funksionojnë – si në bllokimin e pranverës. Mos dilni nga shtëpia, që nga e enjtja, ky ishte mesazhi i kryeministrit.

Shkollat ​​dhe universitetet do të mbahen të hapura gjatë gjithë kësaj periudhe, ndryshe nga mbyllja e hershme e këtij viti

Rritja aktuale e virusit ka  cuar që numri i përgjithshëm i rasteve pozitive të Mbretërisë së Bashkuar të kalojë kufirin e një milion – tani qëndron në 1,011,660

Qeveria parashikon që të shkojnë deri në 4,000 vdekje në ditë gjatë muajve të dimrit.

Gjatë shtatë ditëve të kaluara ka mesatarisht pothuajse 23,000 raste të reja në ditë, dhe 237 vdekje me koronavirus

Më parë, Boris Johnson u mblodh me këshilltarët e tij shkencorë që i thanë se kjo ishte mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjet. Shkencëtarët e komitetit e paaraqitën situatën me shifra të zymta që tregojnë se Covid po përhapet ‘dukshëm’ më shpejt sesa edhe parashikimi i tyre për ‘skenarin më të keq’.

Ata bënë thirrje për një bllokim më të gjatë kombëtar – ngjashëm me mbylljen njëmujore në Francë – duke thënë se kjo ishte mënyra e vetme për të ndaluar që spitalet të mbaronin shtretërit. Në një sinjal të qartë të ndarjes së thellë të Qeverisë për këtë çështje, një burim i Kabinetit tha se ata që ishin kundër një bllokimi të plotë sepse dëmtohet rëndë ekonomia

/GazetaReforma.com/