“Boll jetove”, 44-vjeçari në Pogradec masakroi nënën në sy të mbesës 15 vjeçe

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje makabre janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmë në fshatin Bucimas të Pogradecit, ku djali vrau nënën në mënyrë makabre.

Mbesa 15 vjeçare ka parë babanë Olsi Çekicin që po sulmonte të ëmën me thikë dhe nga frika, ka marrë një biçikletë e ka ikur me shpejtësi nga banesa.

E mitura ka njoftuar policinë, ndërsa kur forcat policore kanë arritur në vendngjarje, kanë parë se 44-vjeçari e kishte vrarë tashmë nënën e tij, ndërsa kishte plagosur vëllanë.

Ndërhyrja e menjëhershme e policisë ka bërë që ngjarja të mos kishte përmasa edhe më të mëdha e më dramatike.

Adoleshentja ka gjetur një patrullë policie në rrugë dhe iu ka rrëfyer ngjarjen efektivëve. Ajo shprehet se i ati ndiqte nëpër shtëpi gjyshen dhe i thoshte “Boll jetove”. Autori Olsi Çekiçi ishte person me precedentë kriminalë të mëhershëm, dënuar për drogë dhe vjedhje.

Fqinjët po ashtu kanë rrëfyyer se kanë dëgjuar ulërimat e të moshuarës dhe se ngjarja ka qenë makabre. Ata shpreheshin se djali kishte ushtruar gjithnjë dhunë fizike ndaj nënës.

Shpërndaje
Share.

Komento