Jep dorëheqjen drejtuesi i Prokurorisë në Fier e Lushnjë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit dhe Lushnjës, Ardian Nezha ka dhënë sot dorëheqjen e parevokueshme.

Nezha e ka paraqitur sot dorëheqjen pranë KLP-së, ndërsa është shprehur se ndaj tij ka pasur mungesë vlerësimi.

Ai ka pasur në hetim dosje të rëndësishme, një prej të cilave është ajo e “bandës së tritolit”.

Në vitin 2015, Ardian Nezha, nga prokuror pranë Prokurorisë për Krime të Rënda, transferohet prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme e ka argumenton se lëvizja është e detyruar nga mungesa e kapaciteteve njerëzore në ato Prokurori, ku ka nevojë më shumë për hetim të shpejtë dhe efikasitet.

Shpërndaje
Share.

Komento