Skip to content
Aktualitet

Bllokohet rruga, rënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd

· 1 min lexim

Reshjet e shumta të shiut kanë sjellë probleme edhe për rrugët e vendit. Gjatë natës, mësohet se ka pasur rënie gurësh në aksin Elbasan-Librazhd.

Nga fotot e siguruara, duket masivi i gurëve që kanë rënë nga faqja e malit, duke bllokuar një pjesë të konsiderueshme të rrugës.

Kjo ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

/GazetaReforma.com/