Skip to content
Rajoni

Bllokohet në Greqi kroçera me mbi 1000 pasagjerë, shkak përhapja e COVID-19 në ekuipazh

· 1 min lexim

Një kroçere me mbi 1000 pasagjerë është bllokuar pasi në mesin e tyre disa persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Kroçerja “Mein Schiff” pritet të mbërrijë në portin e Pireut në Greqi, me urdhër të Mbrojtjes Civile, pas zbulimit të rasteve me koronavirus në anëtarët e ekuipazhit.

Në kroçerën “Mein Schiff 6” u morën 150 mostra nga ekuipazhi dhe 12 prej tyre dolën pozitive, ndërsa pritet testimi edhe për pjesën tjetër.

Të infektuarit janë anëtarë të ekuipazhit të anijes turistike, e cila mbart mbi 1000 pasagjerë. Personat që rezultuan pozitivë tashmë janë karantinuar.

Anija u nis në orën 10 të dielën në mbrëmje nga Heraklion për në Korfuz dhe Pire dhe ka 666 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa transportonte 922 pasagjerë.