Skip to content
Kryesore

Bllokohet kalimi i automjeteve në Qafë Botë, lejohet vetëm kalimi në këmbë

· 1 min lexim

Qarkullimi i automjeteve në Pikën Kufitare të Qafë Botës është pezulluar përkohësisht që prej orës 06:30 të mëngjesit të së enjtes.

Shkak për këtë ndërprerje është bërë arrestimi i një punonjësi doganor grek në pikën e kalimit të Mavromatit.

Ende nuk janë bërë publike detajet lidhur me shkaqet e arrestimit, ndërsa pala greke ka vendosur shiritin e policisë në pikën kufitare, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve.

Megjithatë, kalimi i këmbësorëve vazhdon të lejohet, por vetëm pa bagazhe. Situata mbetet e tensionuar dhe pritet reagimi i autoriteteve për të sqaruar zhvillimet.