Skip to content
Politikë

Bllokimi i rrugëve, arrest shtëpie për protestuesin e PD

· 1 min lexim

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Sokol Ndoj, protestuesin e dytë të arrestuar për bllokimin e rrugëve gjatë protestës së 26 nëntorit në kryeqytet.

Togat e zeza miratuan kërkesën e prokurorisë, duke u argumentuar se i riu duhet të qëndrojë në këtë masë për shkak të dy precedentëve të ngjashëm nga protestat e kaluara.

Ndërkohë, të enjten u lirua me detyrim paraqitje Ilir Ahmedani, ndërsa në total 50 protestues u shoqëruan në polici gjatë aksionit.