Skip to content
Kryesore

Bllokim i rrugëve nga protesta e fermerëve, Policia greke njofton palën shqiptare

· 1 min lexim

Policia kufitare greke ka njoftuar sot palën shqiptare se rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar, për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët në shtetin fqinj.

Mësohet se në këtë aks rrugor do të lejohen vetëm qarkullimi i mjeteve të vogla që lëvizin nga Shqipëia në Greqi dhe anasjelltas.

“Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 10:00 dhe deri në një njoftim të dytë, rruga nacionale Kallpaq – Janinë, do jetë përsëri e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla.

Ndërsa mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë dhe autobusë), nuk do lejohen të qarkullojnë.”, thuhet në njoftim.