Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë veprime të tjera hetimore në kuadër të dosjes “Veliaj”, duke zgjeruar kontrollet ndaj personave të përfshirë në këtë çështje.
Sipas informacioneve, një ditë më parë, me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë ushtruar kontroll në zyrat e kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbi Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj.
Gjatë kontrolleve, hetuesit kanë sekuestruar një sërë materialesh, përfshirë kontrata, dokumente të ndryshme dhe fatura shërbimesh, të cilat pritet të verifikohen në funksion të hetimit.
Ndërkohë, seanca gjyqësore e kësaj të enjteje ndaj Arbi Veliajt në GJKKO është shtyrë. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj vendosi shtyrjen për shkaqe proceduriale.







