Skip to content
Të Gjitha

Bisedimet në mbledhje nisën me reformën zgjedhore, zbardhet plani me 15 pika i integrimit

· 3 min lexim

Në mbledhjen e Këshillit Europian të Integrimit u bisedua që nga reforma zgjedhore e deri te pronat që do të sjellin përshpejtimin për integrimin e Shqipërisë në BE.

Edi Rama deklaroi në mbledhjen e Këshillit Europian të Integrimit se për të dhe për qeverinë e tij, kjo do të jetë hera e fundit, kur në çështje të politikave të brendshme do të duhet ndërhyrja e ambasadave, për t’u arritur dialog mes palëve politike.

Rama pranoi ndasitë që ka me presidentin Ilir Meta, por takimi mes palëve tha ai mund të zhvillohet kudo ku palët janë dakord, por kurrsesi nëpër dyer ambasadash.

Sipas “Balkanweb” në të ashtuquajturin “plan të integrimit”, bëhet fjalë për 15 rekomandime që duhet të përmbushen deri në Konferencën e Parë Ndërqeveritare për çeljen e negociatave me BE.

Rekomandimet nisin me miratimin e reformës zgjedhore, vijojnë me plotësimin e dy gjykatave më të larta në vend, ngritjen e strukturave të SPAK, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, uljen e azilkërkuesve, vijimin e reformës në drejtësi, reformën në administratën publike etj.

Një nga rekomandimet është dhe “Track Records” ose ndryshe iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve.

15 rekomandimet janë:

Miratimi i reformës zgjedhore

Funksionimi i Gjykatës Kushtetuese

Funksionimi i Gjykatës së Lartë

Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK

Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar

Ulje e numrit të azilkërkuesve, ku një nga masat është bashkëpunimi me Hollandën, Francën, BM, Gjermaninë, Italinë, Irlandën.

Vazhdimi i Zbatimit të Planit Ndërinstitutcional të Veprimit për parandalimin e azilkërkimit të qytetarëve shqiptarë në vendet e Schengen-it

Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies

Vazhdimi i Reformës në Drejtësi

Track Records-Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve

Progres në reformën e administratës publike

Zbatimi i reformës zgjedhore ku përfshihen, financimi transparent i partive,

administrimi i paanshëm i procesit dhe procesi i rregullt.

Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019 që kërkon plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare ku janë disa VKM.

Miratimi i  Ligjit (të amenduar) të Censusit

Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave