Bilanci në Kosovë/ Asnjë viktimë nga COVID, vetëm 19 raste të reja pozitive

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 19 raste të reja me koronavirus nga 2733 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nuk është shënuar asnjë viktimë.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës. Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143. Në total numri i rasteve aktive është 2.043.
Njoftimi i plotë:
ASNJË RAST I VDEKJES, 19 RASTE POZITIVE DHE 177 TË SHËRUAR NGA COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107.429 raste nga 614.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!