Skip to content
Kosovë

Bilanci në Kosovë/ Asnjë viktimë nga COVID, vetëm 19 raste të reja pozitive

· 2 min lexim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 19 raste të reja me koronavirus nga 2733 testime të kryera. Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon  se nuk është shënuar asnjë viktimë.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 67.094 doza të vaksinës. Sot janë shëruar 177 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.143. Në total numri i rasteve aktive është 2.043.

Njoftimi i plotë:

ASNJË RAST I VDEKJES, 19 RASTE POZITIVE DHE 177 TË SHËRUAR NGA COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.733 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 5 raste pozitive.

Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107.429 raste nga 614.090 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 177 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 103.143 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.201. Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!