Skip to content
Kosovë

Bilanci në Kosovë/ Asnjë humbje jete, regjistrohen 100 raste të reja në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë publike të dhënat e fundit lidhur me pandeminë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete. Ndërsa nga 2.849 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 100 qytetarë. Lajm i mirë është se në orët e fundit kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 3 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.660.Numri total i rasteve active në të gjithë Kosovën është 539,ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Gjithashtu ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen  sa më parë. Po ashtu iu kerkon që të zbatojnë me rigorozitet dhe përpikmëri të gjitha masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

#Bashkëiadalim 01 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.849 testime, 100 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.660.

Në total numri i rasteve aktive është 539.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!