Skip to content
Rajoni

Bilanci i zgjedhjeve në Kosovë, fitorja historike e Albin Kurtit dhe të papriturat e rezultateve

· 2 min lexim

Në këto zgjedhje të parakohshme, Lëvizja Vetëvendosje, pësoi një fitore historike edhed në zonat që nuk pritej.

Akoma më i madh ishte zhgënjimi se disa prej liderëve politikë që kishin synime për kryeministër nuk arritën dot të fitojnë as në vendlindjet e tyre. Kandidati i PDK, Enver Hoxhaj humbi në Peçan të Suharekës, teksa qytetarët aty zgjodhën Vetëvendosjen.

E njëjta panoramë edhe në Ratkoc të Rahovecit, vendlindja e Avdullah Hotit ku ky i fundit humbi pasi qytetarët aty votuan sërish për Vetëvendosjen. Listës i shtohet dhe nënkryetari i LDK, Agim Veliu që humbi në vendlindjen e tij, Bradash të Podujevës. Edhe aty Vetëvendosja fituese.

Ndërkaq për herë të parë nga pas luftës, fshati i Ibrahim Rugovës, Cërci i Istogut nuk votoi për LDK, por bindshëm për Vetëvendosjen.

Kujtojmë se pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Kosovë ishte rreth 47%. LVV fitoi rreth 48%, duke u pasuar nga PDK dhe LDK.

Në Kosovë u zhvillua një proces zgjedhor i qetë, pa asnjë incident serioz, në një mot të ftohtë dhe me masa të rrepta kundër pandemisë Covid-19.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare u mbajtën për 120 vende sa numëron parlamenti i Kosovës. 20 vende janë të rezervuara për partitë e pakicave 10 nga to për serbët e Kosovës.