Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Bilanci i Ujit’/ ERRU: 63% e ujit humbet, shkak edhe faturuesit e korruptuar

15:03 01/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka bërë si çdo vit një analizë të thelluar të sektorit në atë që e quan “Bilanci i Ujit” dhe që shërben edhe si element kyç në planet 5 vjeçare të ndërmarrjeve ujësjellës-kanalizime.

Duke vënë theksin në disa element ERRU bën me dije se janë disa tregues që kanë shënuar përmirësim në raport me një vit më parë ashtu sikurse ka tregues të tjerë që kanë nevojë për ndërhyrje.

Së pari ERRU vlerëson se, shumë prej ndërmarrjeve e kanë të vështirë të caktojnë treguesin e ujit pa të ardhura, duke bërë parashikime jo mbi matje konkrete, çka reflektohet më pas në luhatje të mëdha nga viti në vit.

Instalimi i ujëmatësve

Sipas ERRU instalimi i matësve duhet të shihet me prioritet.

“Në bilancet e ujit të dorëzuara pranë ERRU vihet re se, ende ka shoqëri të cilat kanë vështirësi në përcaktimin e komponentëve përbërës të Bilancit të Ujit dhe në hartimin në tërësi të tij.

Mungesa e matësve në pikat e kyçe të prodhimit dhe llogaritja e prodhimit me vlerësim (jo me matje) shpesh herë është shoqëruar me luhatje të nivelit të UPA të pa shpjegueshme për disa shoqëri UK.

Instalimi i ujëmatësve në prodhim për të gjithë kategoritë e konsumatorëve është emergjente, për këtë arsye mbetet dhe një nga objektivat kryesore që ERRU vendos për të gjitha shoqëritë gjatë aplikimeve tarifore”,- vlerëson ERRU.

Humbjet në rrjet

Një tjetër element është ajo e humbjeve të përgjithshme të ujit në rrjet që sipas raportit përbëhet nga Humbjet e Dukshme (administrative) dhe Humbjet Reale (fizike) janë në vlerën 187,289,703 m3 , ose 62,95% të ujit të prodhuar.

Raporti vlerëson se, humbjet administrative të raportuara përbëjnë mesatarisht 54% të humbjeve të përgjithshme, gjë që tregon mbi domosdoshmërinë imediate të përmirësimit të menaxhimit nga stafi kyç i shoqërive UK.

“Prezenca e lidhjeve të paligjshme dhe eliminimi i tyre prej shoqërive mbetet ende emergjente, sasia e ujit që humbet prej tyre për këtë vit raportohet në vlerën 80,897,101 m3 ose 27.2% e sasisë së ujit të prodhuar. Krahasuar me vitin 2018, niveli i humbjeve nga lidhjet e paligjshme në transmetim dhe shpërndarje paraqet tendencë në përkeqësim pasi niveli i humbjeve është rritur me rreth 2%.

Nënfaturimi

Elemente përbërës të humbjeve administrative janë dhe humbjet e shkaktuara nga nën faturimi i klientëve me matje, nga komprometimi i faturuesve, nga lidhjet jo legale dyfish, by-pass i matësit, nga mbi konsumi i klientëve me shtëpi private në zonën urbane dhe rurale që shpërdorojnë ujin për vaditje e që faturohen aforfe si dhe nga pasaktësitë në matje për ujin e prodhuar e faturuar.

Kërkohet vëmendje dhe angazhim më i madh i shoqërive për zvogëlimin dhe eliminimin e tyre si dhe pajisjen me ujëmatës sa më parë të të gjithë klientëve dhe në pikat kyçe të sistemit te furnizimit” thuhet në Bilancin e Ujit të publikuar së fundmi.

I njëjti vlerëson se sasia e ujit të prodhuar nga të gjitha shoqëritë UK është 297,542,169 m3. Niveli i matjes për ujin e prodhuar është në vlerën 52.06%. Sipas ERRU ky tregues që lidhet direkt me besueshmërinë e të dhënave të raportuara, gjatë vitit 2019 ka pasur tendencë rënie në nivelin 2%.

“Arsyeja e rënies së këtij treguesi e ka bazën kryesisht nga shtimi në zonën e shërbimit të shoqërive mjaft zona rurale, sistemet e furnizimit me ujë të të cilave në përgjithësi nuk janë të pajisur me ujëmatës në burime. Gjithsesi mungesa e matësve në pikat e prodhimit të ujit mbetet akoma një problem evident i pazgjidhur”, nënvizon Enti.

Sa i takon faturimit, ERRU vlerëson se, nga totali i sasisë së ujit të faturuar, vetëm 73% e tij faturohet i matur, ndërsa pjesa tjetër faturohet aforfe.

/Burimi: Monitor.al/ GazetaReforma.com/

Etiketa: bilanciERRUfaturuesuji

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

Vetëm dy humbje jete nga koronavirusi në Kosovë, regjistrohen më pak se 50 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.