Skip to content
Aktualitet

Bilanci i Covid-19 në vend, ja sa raste të reja u shënuan gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Fatmirësisht nuk ka pasur humbje jete nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 1461 të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit. Ministria apelon për vaksinim të qytetarëve mbi 12 vjeç.

Në raportimin ditor të rasteve, ministria e Shëndetësisë njofton se nga 3190 teste të kryera, pozitivë për Covid-19 rezultuan 562 qytetarë në Tiranë, 111 në Durrës, 65 në Shkodër, 64 në Vlorë, 53 në Fier, 46 në Elbasan, 45 në Lushnje, 43 në Berat, 39 në Kamzë, 36 në Sarandë, 31 në Gjirokastër, 28 në Lezhë, nga 26 qytetarë në Vau i Dejës, Divjakë, 22 në Korçë, 21 në Kavajë, 19 në Krujë, 18 në Kurbin, 16 në Patos, 14 në Vorë, nga 12 qytetarë në Shijak, Himarë, Kuçovë, nga 11 qytetarë në Mallakastër, Gramsh, 10 në Dimal, nga 8 qytetarë në Dibër, Roskovec, nga 7 qytetarë në Pukë, Kukës, Tepelenë, nga 6 qytetarë në Kolonjë, Skrapar, Poliçan, nga 4 qytetarë në Malësi e Madhe, Mirditë, Rrogozhinë, Përmet, Devoll, Librazhd, nga 3 qytetarë në Tropojë, Mat, Selenicë, Delvinë, Memaliaj, Pogradec, nga 2 qytetarë në Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Maliq, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Klos, Konispol.

Ndërkohë, aktualisht janë 8,930 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 419 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 281,470 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1461

Të shëruar në 24 orë 419

Të shtruar në spitale 30

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 3190

Testime totale 1,879,129

Raste pozitive 293,917

Raste të shëruara 281,470

Raste Aktive 8,930

Humbje jete 3,517

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,256

Durrës 761

Fier 729

Vlorë 476

Shkodër 357

Berat 318

Elbasan 301

Gjirokastër 238

Lezhë 184

Korçë 151

Dibër 105

Kukës 54